All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Kokaina në Durrës, arrestohen biznesmeni nga Prishtina dhe agjenti doganor, këshilltar i PS në Bashkinë Tiranë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 09:04 | Kronikë
Kokaina në Durrës, arrestohen biznesmeni nga Prishtina dhe agjenti
All - Paragraf - 1

Policia ka arrestuar dy persona në lidhje me sasinë e kokainës të kapur mbrëmjen e të mërkurës në Portin e Durrësit.

Në pranga përfunduan:

All - Paragraf - 3

Arben Ferizi, 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil;

Egert Vargu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani. 

Vargu është gjithashtu këshilltar i Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës.

“Pas hetimeve të thelluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vihen në pranga administratori i kompanisë dhe një agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani”, tha Policia.

All - Paragraf - 7

Sipas saj, kokaina - 40 kg e 500 gr - vinte transit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut dhe u kap falë informacioneve që dispononte Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

https://a2news.com/2022/06/15/zbulohet-nje-ngarkese-kokaine-ne-portin-e-durresit-e-fshehur-ne-kamionin-me-pula-nga-brazili/

“Mbrëmjen e djeshme, në Portin e Durrësit, Task Forca që vepron 24/7 në Portin e Durrësit, e cila përbëhet nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritetet doganore të Portit, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut dhe në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë, bazuar në informacionet që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës, ka ushtruar kontroll të detajuar në një kontejner të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur transit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontejner, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë”, tha Policia.  

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos