
Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka dhunuar një grua.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në sheshin "Skënderbej", një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një shtetase dhe e kishte goditur atë me grushte, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Brenda pak minutave, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sinan Meta, 39 vjeç, për veprat penale Ngacmimi seksual dhe Dëmtime të tjera me dashje”, tha Policia.
Ai rezulton të jetë dënuar me 20 vite për vrasje në Greqi.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 11.07.2022, në sheshin "Skënderbej", ka goditur me grushte shtetasin A. D. dhe më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)