“Ngjarja e Elbasanit, e paralajmëruar”, Vasili akuzon Prokurorinë dhe SPAK

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 13:30 | Politikë
“Ngjarja e Elbasanit, e paralajmëruar”, Vasili akuzon

Ngjarja e Elbasanit ku humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, përfshirë edhe një efektive policie, ishte një ishte ngjarje e paralajmëruar kohë më parë. Është ky qëndrimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili, sipas të cilit prokuroria e rrethit të Elbasanit është e kapur politikisht dhe ka mbajtur qëndrim të njëanshëm dhe në mbështetje të Rilindjes, për shkak se vëllai i prokurorit të këtij qarku kandidon për deputet të PS në Elbasan.

“Prokuroria e rrethit të Elbasanit e kapur politikisht ishte me mision të përcaktuar për qëndrim të njëanshëm dhe selektiv ndaj mbështetësve të opozitës shqiptare. Që në 10 mars të këtij viti, Kryemadhi i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi Kreshnik Ajazi ishte vëllai i një prej kandidatëve të rilindjes në qarkun e Elbasanit. Pra një prokurori e tillë partiake nuk mund të përballonte situatën në Elbasan por do përkeqësonte situatën. Ky mision i kësaj prokurorie ishte në mbështetje të Rilindjes. PD ka denoncuar fakte të rënda që në 7 prill për këtë veprimtari kriminale që krijonin situatë kritike. Ky denoncim u mbajt për dy javë dhe ky prokuror çon letër thirrje që të dëgjohej PD në 30 prill. Do pyeteshin në 30 prill kur zgjedhjet mbaheshin në 25 prill”.

Ai akuzoi SPAK dhe Prokurorinë si vegla të Rilindjes, përsa i përket thirrjes në prokurori të Partisë Demokratike për këtë çështje më 30 prill kur edhe zgjedhjet kanë përfunduar dhe theksoi se  theksoi se janë shkaktarë dhe përgjegjës për ngjarjen e Elbasanit.

“Ç’është kjo prokurori e SPAK që në një situatë shpërthyese nuk vuri ujin në zjarr po u la hapësirë bandave të Rilindjes që të bënin ç’të donin të pandëshkuar. Këto veprime mosveprime janë kaq të qarta që këto institucione janë të kapura nga Rilindja. Ka vetëm një shkaktar e përgjegjës për ngjarjen e Elbasanit dhe kjo është vetëm Rilindja dhe zorrët qorre të saj prokuroria e SPAK që janë të kapura. Kjo situatë e patolerueshme duhet të jetë në vëmendjen e shqiptarëve, pasi në 25 prill kemi të vetmen mundësi për të rikthyer drejtësinë pa asnjë parti, por në të mirë të qytetarëve. Këto fakte tregojnë se inkriminimi i drejtësisë është nga më të rëndët. Të jemi syçelë dhe mos tolerojmë asnjë gram për drejtësinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos