Ngjarja te xhamia e Rrugës së Kavajës, reagon Ahmed Kalaja: Shpresoj të mos jetë sulm terrorist

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 15:23 | Kronikë
Ngjarja te xhamia e Rrugës së Kavajës, reagon Ahmed Kalaja:

Ahmed Kalaja, imami i xhamisë te Rruga e Kavajës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku 5 persona u plagosën me thikë brenda ambienteve të xhamisë.

Në rrjetet sociale, ai konfirmoi ngjarjen, ndërsa tha se shpresonte të mos ishte një sulm terrorist. “Situata është nën kontroll, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shpresoj mos të ketë qenë ndonjë akt terrorist. Shpresoj të ketë qenë ndonjë njeri me të meta mendore. Për pak orë xhamia do të kthehet në normalitet. Këta janë njerëz që duan të prishin harmoninë e janë plagosur disa vëllezër dhe disa besimtarë. E rëndësishme që situata është nën kontroll”, tha Kalaja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/19/sulm-brenda-xhamise-te-rruga-e-kavajes-plagosen-5-persona/

A2 CNN Livestream

Latest Videos