Qëllohet me armë ndaj dy makinave në Shkodër

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 10:57 | Kronikë
Qëllohet me armë ndaj dy makinave në Shkodër

Qëllohet me armë ndaj dy makinave, të tipit “Ford Fiesta” dhe “Benz”, në fshatin Gomsiqe e Re, në Shkodër.

Sikurse njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa mjetet i përkisnin 36-vjeçarit me iniciale D.N.

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoriteteve”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos