Ngjarje e rëndë në Përmet, i riu mbyt nënën e tij

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 21:40 | Kronikë
Ngjarje e rëndë në Përmet, i riu mbyt nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin e Përmetit.

24-vjeçari me inicialet A.M., i dyshuar në gjendje depresive, ka mbytur nënën e tij, shtetasen 65-vjeçare me inicialet Z.M.

Autori është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariat.

Sipas burimeve të A2 CNN, viktima dhe i biri jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishin kthyer përpara pak ditësh.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos