Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 20:21 | Kronikë
Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 52-vjeçari në

Një 52-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë dy persona. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë.

Sipas policisë, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 2 të Sarandës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia, gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar nitrat amoni, që përdoret si lëndë plasëse artizanale, 16 kapsolla detonatore dhe 3 fishekë luftarakë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos