Në pranga 29-vjeçari, qëllon me armë pas konfliktit me xhaxhain e tij

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 09:46 | Kronikë
Në pranga 29-vjeçari, qëllon me armë pas konfliktit me

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe pasi ka qëlluar me automatik në ajër pas një konflikti për motive pronësie me xhaxhain e tij.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi S. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe.

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për kanosje me armë zjarri për motive pronësie, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti.

Si rezultat i këtij operacioni, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 29 vjeç, banues në fshatin  Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, shtetasin Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër shtetasi S. K.”, raporton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos