Ronaldo shpallet lojtari i vitit, fiton dhe çmimin për golin më të bukur

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 22:28 | Futboll

Gjatë vitit 2018, Luka Modric e mposhti ish-shokun e tij të skuadrës me Realin duke rrëmbyer dy çmime të rëndësishme si Topin e Artë dhe FIFA Best Player, por tashmë Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2018 në “Dubai Globe Soccer Awards”.

https://www.youtube.com/watch?v=6McXKOu5VrQ

Por ky nuk ishte çmimi i vetëm në mbrëmjen gala, pasi portugezi fitoi edhe trofeun për golin më të bukur të vitit, i cili u zgjodh ai i realizuar pikërisht ndaj skuadrës së tij aktuale, Juventusit, gjatë sezonit të kaluar në Champions League.

Ndërkohë edhe një herë Griezmann dhe Mbappe mbesin pa trofe edhe pse ishin në listën e pretendentëve.

Trajneri më i mirë i vitit ndërkohë u shpall, Didier Deschamps, tekniku që u shpall kampion bote me Francën në Rusi.

Çmimi i portierit të vitit shkoi për gardianin brazilian të Liverpoolit, Allison Becker. Në këtë mbrëmje gala u nderuan edhe të tjerë emra të rëndësishëm të botës së futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos