
Reali i Madridit nuk ka mundur ta nisë Vitin e Ri në La Liga me fitore, duke u ndalur në nja barazim 2-2 në fushën e vështirë të Villarreal.
Santi Cazorla ishte njeriu i ndeshjes, i cili realizoi golin e parë për Villarreal dhe në minutën e 82 barazoi shifrat në 2-2. Më herët për Realin kishin shënuar Benzema dhe Varane.
Skuadra e Solarit vinte në këtë ndeshje pas 3 fitoreve radhazi, por Villarreal edhe pse në krizë rezultatesh mundit t’i ndalte madrilenët.
Me këtë barazim, Reali qëndron në vendin e katërt në renditje, por Alaves është vetëm 2 pikë larg tyre. (A2 Televizion)