Ngordhja e pelikanëve në Prespë ndodh prej një muaji, rrezikohen shpendët e oborrit

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 15:37 | Aktualitet
Ngordhja e pelikanëve në Prespë ndodh prej një muaji,

Ministria e Bujqësisë njoftoi të martën identifikimin e një tjetër vatre infektimi me gripin e shpendëve. Zëvendësministrja Ermira Gjeçi tha se influenca aviare ishte gjetur edhe te një pelikan i ngordhur në Liqenin e Prespës. Përfaqësues të shoqatave që kanë në fokus mbrojtjen e kësaj specie, thonë se ngordhjet në këtë rajon, që tashmë kanë shkuar në mbi 1 mijë në fakt kanë nisur të ndodhnin shumë më herët.

“Ngordhjet në Liqenin e Prespës kanë filluar të ndodhin rreth tri javë apo një muaj më parë dhe numrat kanë qenë katastrofikë, ka qenë situatë e paprecedentë. Këtë vit numrat arrijnë mbi 1100-1200”, thotë Joni Vorpsi, studiues, PPNEA.

Ekspertët thonë se identifikimi i gripit, tashmë në zogjtë migratorë e shton ndjeshëm rrezikun e tejçimit të virusit te shpendët e oborreve. “Shpendët janë shtegtarë, nuk i njohin kufijtë dhe në këtë mënyrë virusi është shumë lehtësisht i transmetueshëm”.

Ngordhja e pelikanëve kaçurrelë në Liqenin e Prespës në anën shqiptare, ka ndodhur pas konfirmimit të virusit të shpendëve te kjo popullatë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos