Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë zbulon vatrat në Shqipëri: Nuk ka asnjë rast deri tani të transmetimit nga konsumi i produkteve

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 14:25 | Aktualitet
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë zbulon vatrat në

Ministria e Bujqësisë tha se deri tani, në Shqipëri, kanë rezultuar të prekur nga gripi i shpendëve mbi 358 mijë shpendë. Sipas zv.ministres Ermira Gjeci, sëmundja tashmë është përhapur në të gjithë Europën, ku miliona shpendë kanë ngordhur si pasojë e saj.

Gjeci tha se vatrat e gripit të shpendëve në vendin tonë, janë fshati Rrashbull në Durrës, në Dibër dhe në Prespën e Vogël në Korçë, ku gjatë ditëve të kaluara janë konstatuar pelikanë të ngordhur.

Zv.ministrja tha edhe se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i kalimit të sëmundjes te njerëzit përmes konsumimit të nënprodukteve të shpendëve, si vezët apo mishi i pulave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos