
Vetëm pak orë pas prezantimit zyrtar, Lionel Messi ka zbritur në fushën e lojës, për të zhvilluar stërvitjen e parë te Paris Saint Germain.
Ylli argjentinas nisi përgatitjet me shokët e ri të ekipit. Ai u paraqit në kompleksin e ekipit pak pas orës 9 të mëngjesit, duke zhvilluar disa teste të vogla fizike, teksa në pjesën tjetër të stërvitjes punoi pa top.
Sulmuesi nuk shkelte në një fushë futbolli prej finales së Kupës së Amerikës, ku fitoi trofeun e parë me Argjentinën. (A2 Televizion)