Chelsea zyrtarizon Lukakun: Mirëseerdhe në shtëpi

Nga A2 CNN
12 Gusht 2021, 19:39 | Futboll
Chelsea zyrtarizon Lukakun: Mirëseerdhe në shtëpi

Romelu Lukaku nis zyrtarisht aventurën e tij të dytë si lojtar i Chelsea.

Ish-sulmuesi belg i Interit, pas vizitave mjekësore në Milano, ka firmosur sot me “Blutë” e Londrës kontratën 5-vjeçare me 12 milionë euro në sezon.

Chelsea e mirëpriti me një video në Tëitter, ku shihen pamjet e një Lukaku shumë të ri, gjatë eksperiencës së tij të parë me kampionët në fuqi të Evropës.

Lukaku la Interin pas vetëm dy sezonesh, në të cilat luajti 72 ndeshje dhe shënoi 47 gola. Në sezonin e fundit, qendërsulmuesi belg udhëhoqi zikaltërit drejt titullit kampion, duke shënuar plot 24 gola në Serinë A. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ChelseaFC/status/1425864662881558531

A2 CNN Livestream

Latest Videos