Nis faza e dytë e Kongresit socialist, këndohet edhe himni ukrainas, Gjiknuri: Të rinjtë ta popullojnë dhe ndryshojnë PS

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 12:32 | Politikë
Nis faza e dytë e Kongresit socialist, këndohet edhe himni ukrainas,

Pas fazës së parë të ndarë në 5 panele ku u trajtuan problematikat dhe prioritetet e mazhorancës, në orën 12:00 nisi zyrtarisht punimet e Kongresi i Partisë Socialiste.

Ceremonia nisi me himnin kombëtar shqiptar dhe më pas me atë të Ukrainës, në shenjë solidariteti kundër agresionit rus.

Kongresin e çeli sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, i cili theksoi se nën drejtimin e PS e ardhmja është më e sigurt, ndërsa kërkoi gjithëpërfshirjen në politikëbërje.

“Nën drejtimin e PS e ardhmja është më e sigurt, ajo që ka rëndësi kurajoja dhe vullneti për të ecur përpara pavarësisht vështirësive ndërtuam identikitin shteformues.  Sfidat që na presin diktojnë nevojën e rregullave të reja statutore”.

Ai u bëri apel të rinjve që të popullojnë sa më shumë PS dhe ta ndryshojnë me energjinë e tyre.

“Në duhet të fitojmë garën me ambiciet tona. Dua të përmend atin e socialistëve Dritëro Agollin i cili thoshte: Kush rreh gjoksin, tremb zemrën. Ne nuk duhet të rrahim gjoksin për t’i vënë zemrën atdheut dhe socialistët i kanë të dyja; kurajon dhe zemrën”.

https://a2news.com/2022/04/09/nga-energjia-bujqesia-siguria-shendeti-dhe-rinia-socialistet-theksojne-prioritetet/

Për rreth 2 orë socialistët zhvilluan takime në shesh me qytetarët duke u ndarë në 5 forume të ndryshme, që nga bujqësia, politika e jashtme, energjia, siguria, shëndetësia e rinia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos