“Berisha po i vjedh kohën PD-së”, Kadilli: Nuk mund të hyjmë në garë me kompleksin e partisë të vogël që na vidhen votat

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 22:49 | Politikë
“Berisha po i vjedh kohën PD-së”, Kadilli: Nuk mund

Ekziston një linjë mendimi që thotë se aksioni i Berishës do t’i shërbejë ndërtimit të një procesi, ku mund të mos jetë ai kryetari. Fatbardh Kadilli nuk e beson këtë mundësi, përkundrazi. “Debatet e mia me kolegët gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë pikërisht që Berisha i ka hyrë kësaj pune për ta pasur nën kontroll absolut partinë. Ideja e partisë më të madhe se kryetari e të tjera është kot, për sa kohë që ai imponon autoritetin.  Ai është një model, partia e Sali Berishës, siç ka parti Ilir Meta, por nuk është Partia Demokratike që më pëlqen”, thotë ai në A2 CNN.  

Ose si modeli i Ramës. “Ne për të fituar duhet të bëjmë ndryshe nga Rama.  Nuk mund të hyjmë në zgjedhje me kompleksin e partisë së vogël që pa aleatë nuk bëjmë dot, dhe që na vjedhin zgjedhjet. Shqiptarët  e shohin që jemi të shkëputur nga realiteti”.

Për këtë shkëputje, Kadilli përdor një shembull të së kaluarës. “Më kujton përudhen e 1991, ku liderët e atëhershëm komunistë nuk arrinin të kuptonin pse nuk e donin më njerëzit Partinë e Punës. Nuk kuptonin ç’po ndodhte rreth tyre. Edhe PD vijon me nostalgjinë e pushtetit dhe çfarë ka bërë atëherë. Rëndësi ka çfarë do të bëjmë tani”, shton Kadilli.  

https://a2news.com/2022/04/08/fatbardh-kadilli-tregon-se-si-mundet-edi-rama/

Sipas tij, “me Berishën, Rama do të fitojë mandatin e katërt. Berisha po i vjedh kohën Partisë Demokratike.  Unë jam përballë tij, në qoftë se do ketë garë të hapur. Unë sot propozoj një alternativë shumë herë më moderne dhe premtuese se ajo e Sali Berishës Ne duhet ta modernizojmë këtë parti, nuk me duhet të kthehen të ikurit. Kujt i hyn në punë kjo. A do të vij dikush që nuk ka qenë kurrë? Një person që ka një kauzë?”.

https://a2news.com/2022/04/08/kadilli-berisha-politikani-me-i-zoti-ne-100-vjet-por-jo-me-i-miri-ka-dy-defekte-te-medha/

Për Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar, Kadilli thotë se  “deri më tani ai ka qenë një ishull rezistence në PD, motivi i Alibeajt dhe i Bashës është i ndryshëm. Alibeaj është me i vërtetë, ka më pak kalkulime. Motivet nuk më interesojnë, mund të jenë pragmatike, karriere, por kanë mbajtur një qëndrim dhe duhet ta nderojnë. Askush nuk ka legjitimitetin e grupit parlamentar. Kuvendi i 11 dhjetorit kane 4600 vota, grupi parlamentar ka votat e 600 mijë shqiptarëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos