Fatbardh Kadilli tregon se si mundet Edi Rama

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 22:25 | Politikë
Fatbardh Kadilli tregon se si mundet Edi Rama

Fatbardh Kadilli, anëtar i Partisë Demokratike, tregoi në “Intervistë” me Merita Hakljan, në A2 CNN, mënyrën e vetme me të cilën, sipas tij, mund të mposhtet Edi Rama.

“Ndershmëria është arma që e vret Edi Ramën. Po i doli përballë dikush që është i akuzuar për korrupsion apo për shitjen e opozitës, Rama është i lumtur. Nëse i del përballë dikush që nuk është akuzuar kurrë për korrupsion, atëherë ai ndihet i kërcënuar. “Mina” që hedh në erë Edi Ramën është serioziteti, ndershmëria dhe dashuria për këtë vend. Dashurinë e tregojnë ata njerëz që nuk fshihen pas pushtetit dhe shumicave, por ata kanë kurajon që të rrinë edhe të vetëm. I vetëm unë kam qëndruar në luftë e vazhdoj të rri. Dhe beteja është shumë e bukur”, tha Kadilli.

Në lidhje me Këshillimin Kombëtar, Kadilli theksoi: “Qoftë kanabisin, qoftë amnistinë fiskale, Edi Rama i ka instrumenta për të futur në ekonomi atë që sot është paraja e pistë. Pasi ai nuk di të qeverisë, nuk ka asnjë ide ekonomike, nuk është ekonomi e strukturuar dhe ka mbetur në vend prej 30 vitesh. Kjo ka ndodhur pasi kryeministrat që kanë qenë, përfshi Sali Berishën, kanë shkuar me ide pushteti. Edi Rama nuk arrin dot të krijojë një koncept të ri ekonomik për Shqipërinë. Asnjë shtresë e shoqërisë nuk e gjen veten mirë në ekonominë që kemi ndërtuar ne. Edhe oligarkët janë të punësuar në shtet, vetëm se e kanë rrogën me milionë euro në muaj. Por, kjo nuk është ekonomi dhe ky nuk është shtet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos