All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Nis lëvizja e anijeve në portin e Mariupolit, Ukraina: Pas grurit, Rusia po na vjedh dhe çelikun

Nga A2 CNN
28 Maj 2022, 18:07 | Bota
Nis lëvizja e anijeve në portin e Mariupolit, Ukraina: Pas grurit,
All - Paragraf - 1

Pas javësh të gjata luftimesh, më në fund ka nisur puna për eksportin e mallrave në portin e Mariupolit, i cili konsiderohet si një nga pikat kyçe të ekonomisë vendase.

Por, tashmë që qyteti port ka rënë në duart e rusëve dhe anijet që qarkullojnë dhe përpunohen në të kontrollohen prej tyre.

All - Paragraf - 3

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, ngarkesa me çelik që ishte ngarkuar në Mariupol tashmë ishte në rrugën e saj drejt Rusisë.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Avokatit të Popullit në Ukrainë, Lyudmyla Denisova e cila e cilësoi këtë akt të Rusisë si grabitje.

"Pas vjedhjes së drithit ukrainas, pushtuesit iu drejtuan eksportit të çelikut nga Mariupol", u shpreh Denisova në një postim në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos