Nis në Hagë procesi ndaj komandant “Ujkut”

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 12:42 | Kosova
Nis në Hagë procesi ndaj komandant “Ujkut”

Gjykata e Posaçme në Hagë nisi procesin gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte.

Pjetër Shala i njohur gjatë luftës në Kosovë me nofkën “komandant Ujku”, akuzohet për veprat penale; ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Sipas akuzës krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit të vitit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Prokuroria bën me dije se deri më tani janë paraqitur 8 persona në cilësinë e viktimave në procesin ndaj Pjetër Shalës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 26 vjet heqje lirie Sali Mustafën një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akuzat për krime lufte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos