Nis operacioni për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti, Rama: Do kenë të gjitha standardet

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 11:29 | Politikë
Nis operacioni për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga

Ka nisur mëngjesin e së premtes operacioni për rindërtimin e shkollave të dëmtuara rëndë si pasojë e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Operacioni parashikon prishjen e objekteve të dëmtuara të shkollave dhe ndërtimin e tyre nga fillimi.

Në takimin që pati me Komitetin për Rindërtim, kryeministri, Edi Rama, u njoh nga ministrat përkatës për projektet e shkollave të reja, për të cilat tha se do të jenë të pajisura me të gjitha standardet evropiane, duke përfshirë këtu laboratorë, palestra, fusha sporti.

“Standardi është eurocode 8. Hapësirat mësimore rriten. Në klasat kopsht, parashkollor ka ulje të numri të nxënësve. Shkollat do të kenë laboratorë, palestër, ambiente ndihmëse, dushe garderobë. Të gjitha të standardizuar, sallat e mësuesve, blloku i shërbimeve. Fusha për volejboll, futboll, basketboll”, u shpreh kryeministri.

Ministri për Rindërtimin, Ahmetaj, deklaroi se brenda 1 nëntorit do të përfundojnë së ndërtuari 40 shkolla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos