
Kryeministri Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu, kanë inspektuar nisjen e punimeve për spitalin rajonal të Fierit, i cili do të ketë një sipërfaqe prej 50 mijë metër katrorë, ku 13 mijë metra katrorë do të jenë ndërtim dhe pjesa tjetër janë ambiente ndihmëse dhe parkimi. Punimet për ndërtimin e tij do të përfundojnë brenda 3 muajve.
Ministrja Balluku tha se është përmbyllur me sukses faza e shpronësimeve dhe janë marrë të gjitha masat edhe për punëtorët turq dhe inxhinierët që do të vijnë.
“Jemi në afate, kemi pasur bashkëpunim me të gjitha institucionet kemi përmbyllur fazën e shpronësime për 12 familjet dhe në bashkëpunim me bashkinë. Procesi është përmbyllur me sukses dhe kemi nisur nga puna për kantier dhe deri të hënën të ketë fuqi punëtore mbi 200 dhe 20 inxhinierë që të nisin ndërtimin e spitalit. Kanë nisur kontaktet me kompaninë vendase. Ne kemi marrë masat për punëtorët turq që vijnë nga Turqi janë 200 veta dhe për inxhinierët dhe duke pritur grupet që do të merren me pjesën elektrike”
Ministrja Manastirliu theksoi se ka përfunduar projekti mjekësor i cili do të përfshijë të gjitha shërbimet mjekësore dhe aparaturat.
“Kemi përfunduar detajin teknik për pajisjen dhe aparaturat do kalojë marrëveshja në këshillin e Ministrave. Shërbimet janë përcaktuar nga ekspertët e të dyja palëve. Është me të gjitha shërbimet dhe pajisjet mjekësore urgjencë, kirurgji, ORL, okulistikë. Dhe një departament për kirurgjinë speciale dhe një pavijon infektiv ku do përfshihet dhe një pavijon covid”.
Përfaqësuesi turk garantoi se punimet e këtij spitali do të përfundojnë në kohë.
“Jemi në dijeni të kohës dhe do ta përfundojmë sa më shpejt dhe jemi në dijeni të presionit dhe do veprojmë shpejt dhe në mënyrë efikase”.
Në kantierin e Spitalit Rajonal në Fier do të punohet me tri turne dhe do të angazhohen në procesin e ndërtimit brenda 3 muajsh, 1200 forca pune. (A2 Televizion)