
Ka nisur funksionimin sot Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, e vetmja gjykatë e Apelit të zakonshëm në vend.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) miratoi vendimin që Gjykata e Apelit të ketë 78 gjyqtarë në strukturë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet. Sipas KLGJ-së, secili prej tyre do të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi.
KLGJ shkriu 18 gjykata Apeli duke i reduktuar në një të vetme, në Tiranë. (A2 Televizion)