(KUJDES! PAMJE TË RËNDA!) Policët qëllojnë 8 herë me armë mbi një person me këmbë të amputuara

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 23:20 | Aktualitet

Disa policë në Kaliforni kanë qëlluar disa herë një person me këmbë të amputuara, teksa ai mbante një thikë në dorë dhe u mundua të largohej.

Tre policë u filmuan duke qëlluar të paktën 8 herë drejt Anthony Lowe Jr, një 36-vjeçar, baba i dy fëmijëve. Familja ka thënë se ai humbi këmbët pas një përplasje të mëparshme që pati me policinë në Teksas.

Mediat kanë raportuar se Lowe Jr kishte goditur me thikë dikë pa e provokuar, ndërsa më pas tentoi t’u largohej policëve me një thikë të madhe në dorë. Në vendngjarje mbërrin edhe një makinë tjetër policie dhe sapo zbret efektivi, brenda 15 sekondave nisin të shtënat.

“I dyshuari tentoi t’i hidhte thikën efektivëve, më pas ata reaguan duke qëlluar”, thuhet në deklaratën e policisë ndër të tjera. Anthony Lowe Jr ndërroi jetë në vendngjarje.

Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet, ndërsa për momentin efektivët janë pezulluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos