Nis shqyrtimi i ankesave, KAS “ngec” në Gjirokastër, 8 orë diskutime pa vendimmarrje

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 19:49 | Politikë
Nis shqyrtimi i ankesave, KAS “ngec” në Gjirokastër, 8

Ankesat e bëra nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Vetëvendosje për pavlefshmëri të zgjedhjeve filluan të shqyrtohen nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve. Procesi nisi nga qarku i Gjirokastrës ku 8 orë mbledhje nuk mjaftuan për të verifikuar vlefshmërinë e zgjedhjeve.

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve filloi shqyrtimin e kërkesave mbi zgjedhjet parlamentare të 25prillit. Puna nisi nga qarku i Gjirokastrës ku PD, LSI dhe Vetëvendosje kishin kërkuar pavlefshmëri të procesit zgjedhor dhe përsëritjen e tij. LSI u bazua në karantinën dyjavore të vendosur për kë vinte nga Greqia.

“Në thelb këtyre shtetasve u është mohuar e drejta kushtetuesve e zgjedhësve shqiptarë me vendbanim jashtë vendit për të zgjedhur lirisht për zgjedhjet e kuvendit”, tha përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj.

Partia Demokratike u bazua te shitblerja e votës dhe përdorimi i elementëve kriminalë që sipas saj ishin të faktuara në Gjirokastër. 

“Vlerësojmë se në tërësinë e tyre, këto shkelje flagrante të ligjit, shitblerja e votës, përdorimi i personave me precedentë penalë, cenuan rëndë procesin zgjedhor duke ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve në zonën zgjedhore të qarkut Gjirokastër”, tha Ivi Kaso.

Partia Socialiste kundërshtoi pretendimet e ankuesve dhe citoi fjalët e Lulzim Bashës mbrëmjen e 25 prillit. 

“Mbyllet me deklaratën e kryetarit të PD, Basha, Faleminderit thotë për procesin, qytetarët zgjodhën ndryshimin, është një fitore për popullin e qartë për popullin shqiptar, vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Ne këtë duhet të gjykojmë, atë çka kryetari i PD e tha qartë në datën 25 prill pasi u mbyll procesi i votimit”, shtoi Eridian Salianji.

KAS nuk pranoi kërkesën që të mbledhë prova shtesë pasi anëtarët nuk ishin të një mendje.

Pas 8 orësh diskutimesh, anëtarët Ledio Braho dhe Elvis Cefa vendosën të marrin nën administrim të dhënat e pajisjes së identifikimit elektronik dhe verifikimin nëse disa komisionerët e PS-së në Gjirokastër kishin ardhur nga Greqia pas vendosjes së karantinës së detyrueshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos