
Kryeministri Rama ka vijuar sot inspektimet e rindërtimit në Bashkinë e Kamzës.
Në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë, Rakip Suli, kryeministri vizitoi disa nga familjet që tashmë janë akomoduar në shtëpitë e reja, ndërsa garantoi banorët për cilësinë e punimeve.
Kreu i qeverisë njoftoi se procesi vijon me ritme të shpejta, teksa në Bashkinë e Kamzës janë 177 shtëpi që pritet të përfundojnë brenda muajit Maj, 75 prej të cilave në njësinë Paskuqan. (A2 Televizion)