Nis sot viti i ri shkollor

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 08:10 | Sociale
Nis sot viti i ri shkollor

Janë rreth 450 000 nxënës, prej të cilëve 70 000 në kopshte, 280 000 në arsimin 9-vjeçar dhe 100 000 në gjimnaze që këtë të hënë ulen në bankat e rreth 1700 shkollave në të gjithë vendin.

Bashkë me nxënësit janë edhe rreth 23 000 mësues që rifillojnë procesin mësimor në shkollat e vendit. Për herë të parë, në institucionet arsimore do të ulen rreth 29 000 fëmijë, një pjesë prej të cilëve (për shkak të ndryshimeve të fundit) edhe pa mbushur 6 vjeç.

https://a2news.com/2022/09/09/tkurrja-e-numrit-te-nxenesve-drejtorite-arsimore-po-pershtatin-mesuesit-dhe-shkollat/

Risi e këtij viti arsimor është se fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë do të mësojnë me një abetare të përbashkët.

Ndryshe nga dy vitet e shkuara, nxënësit do të paraqiten në shkolla pa masat kundër Covid-19, por në institucione gjithsesi do të jenë të pranishëm dezinfektantët dhe termometrat për çfarëdolloj rasti.

Në pjesën më të madhe të shkollave ka përfunduar dorëzimi i teksteve shkollore të cilat për arsimin 9-vjeçar janë falas, megjithëse të përdorura.

Në Tiranë, mësimi do të jetë sërish me turne. Në të paktën 22 shkolla, nxënësit dhe mësuesit do ta zhvillojnë mësimin deri në orët e vona të mbrëmjes. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/11/viti-i-ri-shkollor-policia-e-shtetit-plan-masash-per-sigurine-jo-gjoba-prinderve-shofere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos