Nis votimi në Tuz, mundësi historike për shqiptarët

Nga A2 CNN
3 Mars 2019, 09:16 | Ballkani
Nis votimi në Tuz, mundësi historike për shqiptarët

Kanë nisur votimet në Tuz, ku banorët e komunës me shumicë të popullsisë shqiptare po votojnë për kryetarin e ri. Pikat e votimit janë hapur që në orën 7:00, në ato që mund të quhen zgjedhjet e para vendore që kur qyteza mori statusin e Komunës, pasi më parë ka qenë pjesë e Podgoricës.

Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

https://a2news.com/2019/03/02/kallaba-bashkimi-i-shqiptareve-ne-tuz-ka-ndikuar-diaspora-kosova-dhe-shqiperia/

Partitë shqiptare marrin pjesë të bashkuara në zgjedhje në siglën “Forumi shqiptar” dhe me sloganin “Malësia na bashkon”. Në të marrin pjesë Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve, e Presidentit Milo Gjukanovic, garon më vete, ndërsa kandidatë kanë paraqitur edhe Partia Socialiste Popullore, Demokratët dhe Social Demokratët.

Pikat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

Zgjedhjet në Tuz zhvillohen në një atmosferë jo shumë të qetë në Malin e Zi, pasi një ditë më parë, mijëra vetë protestuan në Podgoricë kundër Presidentit Gjukanovic, madje duke i bërë thirrje që të japë dorëheqjen deri më 15 mars. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/03/01/shqiptaret-bashke-per-te-fituar-tuzin-andoni-akt-pragmatist-heroizem-po-u-perserit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos