
Ish-presidenti Bujar Nishani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, ishte i ftuar këtë të martë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, nga ku foli për zgjedhjet lokale të 6 marsit dhe koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Nishani theksoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për “Rithemelimin” në këtë situatë q ëndodhet Partia Demokratike.
“Ky është një proces atipik, i parakohshëm, në një situatë shumë delikate për PD, në një situatë krize të madhe, ku përballë strukturave të PD ka një ndërhyrje të dhunshme nga faktorë të jashtëm, kryesisht nga mazhoranca. Në këtë kontekst, ne duhet të përshtateshim në rrethanat e infrastrukturës elektorale, pasi për ne është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në këto zgjedhje për të konfirmuar fuqinë dhe përfaqësinë tonë elektorale. Sa i përket grafikës, është përfaqësim i disa forcave politike. Edhe në zgjedhje të tjera lokale, ne kemi dalë si një aleancë. Kjo ka ndodhur edhe në zgjedhje parlamentare. Kur del në një grupim, ti koordinohesh dhe nuk është më sigla e partisë në përfaqësim”, tha Nishani. (A2 Televizion)