
Një shtëpi e goditur nga tërmeti do të klasifikohet e pabanueshme dhe do të rindërtohet nëse çatia ka rënë, ka çarje të mureve, shkëputje të trarëve dhe dëmtime të tjera.
A2 ndoqi nga afër konstatimet e Institutit të Ndërtimit në Kuç të Vorës.
“Nuk kam ku të shkoj. I kam kërkuar ndihmë Zotit se prej bashkisë asgjë”, tha zonja e shtëpisë.
“Mos u shqetëso, shtëpia do të bëhet e re. Ne prandaj jemi këtu”, ishte përgjigjja e punonjëses së Institutit të Ndërtimit, Ina Shenaj.
Më tej, ajo shtoi se një pjesë e mirë e banesave nuk përbëjnë rrezik për jetesën, ndërsa për ato që konsiderohen të rrezikshme, banorëve të tyre u janë sjellë çadra.
Por, ka edhe nga ata që ankohen se komisionerët i kanë shpërfillur. (A2 Televizion)