Nisma anti KÇK, Ferhati: Ashpërsim i luftës kundër krimit të organizuar

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 14:07 | Politikë
Nisma anti KÇK, Ferhati: Ashpërsim i luftës kundër krimit

Klotilda Ferhati, deputete e Partisë Socialiste, e ftuar në studion e “Ditari” në A2, u shpreh se nisma anti KÇK është “ndërhyrje emergjence për ashpërsimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Është një ligj me efekt të përkohshëm. Janë masa parandaluese që parashikojnë hetime”, shpjegoi Ferhati.

Sipas deputetes socialiste, “gjithçka është e rakorduar me partnerët ndërkombëtarë”.

“Kushdo që e lexon me vëmendje aktin normativ, pavarësisht subjektit përballë, sheh se të gjithë trajtohen në mënyrë të barabartë”, tha Ferhati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos