
E marta ishte një ditë e ngjeshur për Lulzim Bashën. Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ju prezantua zyrtarisht, kreu i PD-së i garantoi angazhimin në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike.
Pas takimit më të, Basha paralajmëroi zhvillime politike në ditët në vijim.
“Do të jetë plot me lajme, prioritete me zhvillime, por një sugjeroj, gjithçka që po bëhet po bëhet që t’i shërbejë një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratike dhe opozitës. Qëllimit për t’iu dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza”, deklaroi Basha.
Ndërsa ambasada e SHBA njoftoi se Kim ka kërkuar që palët të qëndrojnë në tryezë e të përfundojnë reformën zgjedhore. Takimi me diplomaten amerikane ishte i fundit pas një seri takimesh me ndërkombëtarët në selinë e PD-së.
Angazhim për zgjidhjen e krizës politike, Basha i shprehu më herët dhe David Sassolit, presidentit të Parlamentit Europian.
“Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë. Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon”, shkruan Basha.
Ndërsa me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve të Këshillit të Europës, diskutimi u fokusua kryesisht tek 30 qershori i shkuar dhe reforma territoriale. (A2 Televizion)