Prezantohet metodologjia e re e zgjerimit, Varhelyi: Do të vëzhgojmë ecurinë e Shqipërisë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 12:54 | Politikë
Prezantohet metodologjia e re e zgjerimit, Varhelyi: Do të

Procesi i zgjerimit duhet të jetë më i besueshëm, i parashikueshëm, dinamik dhe politik, sipas metodologjisë së re të zgjerimit të prezantuar nga komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Ne duam të përmirësojmë e ta forcojmë procesin, por qëllimi kryesor është anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, tha Varhelyi. 

“Ne shqyrtuam mundësinë se si të përmirësojmë shanset e ketyre vendeve për t’u bërë anëtarë të BE dhe konstatuam se pikë së pari duhen përmirësuar rezultatet sa i përket përmbushjes së reformave në rajon. Ky është një shqetësim i ngritur nga shumë shtete anëtare, jo vetëm ata që kanë qenë kritikë. Duam që reformat të zgjasin dhe të funksionojnë në këtë rajon”, shtoi komisioneri. 

Besueshmëria në raportet mes rajonit dhe vendeve anëtare duhet të forcohet përmes një përqendrimi edhe më të fortë në reformat kryesore, duke filluar nga sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe administratës publike, si dhe ekonomia e vendeve kandidate. Komisioni propozon të rrisë mundësinë e dialogut politik të nivelit të lartë, përmes takimeve të rregullta BE-Ballkan Perëndimor dhe kontakteve të intensifikuara ministrore.

Për më tepër, shtetet anëtare duhet të përfshihen në mënyrë më sistematike në monitorimin dhe rishikimin e procesit: “Duhet t’i përfshijmë më shumë shtetet anëtare kur vjen puna te procesi i monitorimit. Do të kemi mundësinë të kemi dialog real mbi progresin e shënuar dhe çështjen që mbeten për t’u adresuar”. 

Metodologjia e re e bën të mundur pezullimin ose kthimin në fillim të bisedimeve të pranimit, në rastet kur vendet kandidate nuk përparojnë në asnjë fushë. Me këtë metodologji, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë më shumë fuqi për të nisur pezullimin e negociatave të pranimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos