
Kreu i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi do të depozitojë në parlament një projekt ligj të ri për referendumet. Ndryshe nga ligji aktual, kjo nismë e re synon që të lehtësojë procedurat që lejojnë qytetarët të kërkojnë mbajtjen e një referendum, duke reduktuar numrin e 50 mijë firmave që duhen paraqitur pranë autoriteteve.
“Për sa i përket numrit të votuesve për një vend të vogël si Shqipëria, kemi vënë 10 mijë vjet”, deklaroi politikani.
Shehi tregon përse ka zgjedhur që ta propozojë në këtë periudhë projektligjin. “Kjo është një periudhë e cila është jashtë procesit zgjedhor. PS, qoftë edhe për imazh publik, ka interes që ta kalojë. Po të ishte një ligj për PPP-të, qamet se do e votonin”, shtoi Shehu.
Në prezantimin e kësaj nisme tha se kishte thirrur shumë deputetë nga të dyja krahët e politikës, por vetëm Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste i ishte përgjigjur. (A2 Televizion)