Rritja e borxhit kombëtar, Meta: Mund të shkaktojë një krizë serioze

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 10:30 | Politikë
Rritja e borxhit kombëtar, Meta: Mund të shkaktojë një

Në një deklaratë për mediat, Presidenti Ilir Meta shprehur shqetësimin për rritje e borxhit publik. Kreu i shtetit u shpreh se qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme, pasi në të kundërt vendi rrezikon një krizë serioze.

“Qëllimi kryesor i këtij komunikimi ka të bëjë me shqetësimet e vazhdueshme gjatë këtyre viteve lidhur me përkeqësimin e situatës me borxhin dhe mungesën e transparencës.

Niveli i borxhit në vitet në vazhdim mund të shkaktojë një krizë serioze. Të merren masa të menjëhershme parandaluese për uljen e tij. Vlera reale e borxhit në fund të vitit mund të arrijë në nivelin 84% të prodhimit të brendshëm bruto”, tha Meta.

“Kërkoj nga Kuvendi dhe institucionet financiare në vend dhe ndërkombëtare të bëhet një vlerësim real dhe sa më transparent. Po kështu, duhet të bëhet edhe një analizë e ndikimit të tij në qëndrueshmërinë e financave publike. Shpresoj të angazhohen të gjithë aktorët, ta marrin sa më seriozisht këtë çështje”, u shpreh më tej Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos