Meta: Paralajmëroj koalicionin Bravo-Brava, do të jem në garë brenda vitit

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 10:46 | Politikë
Meta: Paralajmëroj koalicionin Bravo-Brava, do të jem në

Në një konferencë për mediat, këtë të premte, Ilir Meta u shpreh se do të marrë pjesë në garë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit, në emër të popullit të 2 marsit.

“Të bëhen gati sepse pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë, më e largëta në një vit, kur janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicionet Bravo-Brava, i cili ka 8 vite që qeveris Shqipërinë, që e di teatër politikën edhe luftën ndaj korrupsionit, do t’i recitojë një poezi që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicioni Bravo-Brava, atë Ina-Ina, por pas zgjedhjeve, pas garës së parë”, tha Meta.

Më herët në konferencë, Meta u shpreh se ka një dëshirë të madhe nga të tjerët për ta përfshirë atë në këto zgjedhje. “Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në garë. Unë nuk kam mundësi as të votoj në këto zgjedhje, pasi i takoj bashkisë së Tiranës. Siç do marrë fund koha e gallatave me borxhet që merren për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve që vijnë nga pronarët, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/28/rritja-e-borxhit-kombetar-meta-mund-te-shkaktoje-nje-krize-serioze/
https://a2news.com/2022/01/25/zgjedhjet-e-6-marsit-pd-dorezon-ne-kqz-shkresen-per-regjistrimin-si-subjekt-politik-dhe-listen-me-anetaret-per-kzaz/
https://a2news.com/2022/01/20/zgjedhjet-e-pjesshme-lokale-do-te-mbahen-ne-6-mars-meta-uroj-qe-procesi-te-jete-nje-shembull-i-besimit-te-demokracia-dhe-vota-e-lire/

A2 CNN Livestream

Latest Videos