
Maxhoranca me opozitën e nisën me këmbën e mbarë punën për plotësimin e vakancave në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorisë. Komisioni parlamentar për çështjet ligjore miratoi me konsensus të plotë mes palëve ngritjen e një n/komisioni të posaçëm për plotësimin e vakancave si edhe rregulloren e funksionimit të tij.
“Jemi Dakord”, u shpreh Dhura Çupi.
Në tavolinën e deputetëve kishte mbërritur raporti i sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Shqipërisë I cili kishte kualifikuar katër emra për katër pozicione vakante në dy qeveritë e drejtësisë.
Sipas dokumentit, kandidatët Mirela Bogdani, Ilir Rusi dhe Yllka Rupa kishin plotësuar kushtet për të qenë në garë për KLP.
Dy emrat e fundit përsëriten edhe në listën e KLGJ-së së bashku me Orjona Muçollarin që plotëson treshen e dërguar për miratim.
Mes kandidatëve që aplikuan kishte nga ata që kishin marrë edhe më shumë pikë se kjo katërshe që shkoi për votim, por një pjesë e madhe nuk plotësonin kushtin e vjetërsisë 15-vjeçare në profesion, çka bëri lista e aprovuar nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të tkurrej.
“Sekretari i Përgjithshëm përjashton kandidatët, të cilët, sipas vlerësimit të tij, nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ky ligj”, thuhet në raportin e Kuvendit.
Pavarësisht kësaj, pesë deputetët e nën komisionit i rezervojnë vetes të drejtën për të transferuar kandidatë nga lista humbëse në atë fituese, mjafton që të ketë dakordësi mes socialistëve dhe demokratëve.
Ky mund të jetë edhe testi i parë mes PS-së dhe PD-së për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit me kartonët e parlamentit, pasi në agjendë është edhe një çështje tjetër e drejtësisë, zgjatja e afatit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kërkon minimalisht 94 vota pro. (A2 Televizion)