
Ishte viti 1997 kur Bukowski u përkthye për herë të parë në shqip. Ishte një revolucion, njëlloj si kudo ku ishte përkthyer ky autor, por do të duhej të kalonin shumë vite dhe Iris Sojli, që jeton dhe punon në Francë, të sillte këtë autor sërish në shqip.
Tre veprat e tij nuk kanë parë asnjëherë më parë një promovim, por me veprën e fundit të publikuar në shqip, përkthyesja dëshiron të ulemi të gjithë dhe ta lexojmë atë, sepse ai është ndryshe nga çdo autor modern që keni lexuar.
“Hollywood” është libri i fundit i përkthyer në lëmin e veprave autobiografike ku Bukowski e sjell jetën e tij me emrin e alteregos së tij Henri Cinaski. (A2 Televizion)