Një autogol i mjafton Milanit: Kalon Interin dhe renditet e treta

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 21:26 | Futboll
Një autogol i mjafton Milanit: Kalon Interin dhe renditet e treta

Një Milan pragmatist fitoi një ndeshje shumë të rendësishme për ambiciet e saj për Champions League.

Djemtë e Gattusos nuk luajtën një ndeshje të mirë ndaj një ekipi solid si Sassuolo, por një autogol i mbrojtësit Pol Lirola si pasojë e një goditje këndi në minutën e 35-të zhbllokoi gjithçka.

Sassuolo pati disa raste për të barazuar, në veçanti shtylla e goditur nga sulmuesi Boga, por një karton i kuq i portierit Consigli e bën të pamundur kthimin e rezultatit.

Me minimumin e rasteve dhe me një Piatek jo i pagabueshëm si ndeshjet e kaluara, Milani kalon “kushërinjtë“ e Interit që dje humbën në Cagliari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos