Ndeshja më e rëndësishme e javës në Premier League ishte ajo midis Tottenham dhe Arsenalit.
Djemtë e Unai Emery kaluan në avantazh në minutën e 16-të me një gol të zgjuar të Aaron Ramsey, lojtar i ardhshëm i Juventusit, por Gunners nuk arritën të administronin siç duhet mundësitë e tyre, sidomos me Lacazette, dhe ndëshkohen me penallti për një faull të Shkodran Mustafit ndaj Harry Kane. Kapiteni i Spurs nuk gabon dhe shënon golin e tij të nëntë në kampionat.

Arsenal rikthehet në sulm dhe arrin një të përfitojë një penallti e cila pritet nga Lloris, për dëshpërimin e sulmuesit Aubameyang .

Nga barazimi në derbin londinez nr.199 përfitojnë ekipet e Mançesterit. Në pritje të Liverpulit, City rikthehet në krye të klasifikimit me një gol të Mahrez në fushën e vështirë të Bournemouth, ndërsa United kalon pikërisht Arsenalin në vendin e katërt në një sfidë plot emocione kundër Southampton, ku protagonist ishte belgu Romelo Lukaku me një dopietë. (A2 Televizion)