Golat koreanojugor mposhtin Dortmundin

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 08:31 | Futboll
Golat koreanojugor mposhtin Dortmundin

Humbje e papritur për Borusia Dortmund, që u mposht 2 me 1 në fushën e Augsburgu-t.

Ndeshja që hapi javën e 24-t të Bundesligës gjermane u vendos nga dy golat e koreano-jugorit Ji Dong-uon, i cili i dhuroi vendasve një fitore jetike në garën për mbijetesë.

Për Dortmundin nuk mjaftoi goli i Alkaser në minutat e fundit. Pas kësaj humbje, ata rrezikojnë të arrihen nga Bajerni në krye të renditjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos