Askujt nuk i pëlqen të zgjohet nga zilja e orës apo e alarmit të telefonit, por pak vetë mund të kenë pasur fatin (e keq) që të zgjohen nga gjumi me një bombë.
Një video që po qarkullon në rrjet - të cilën nuk kemi mundur ta verifikojmë në mënyrë të pavarur - shfaq momentin kur një ushtar rus, të cilin e kishte zënë gjumi në llogore, zgjohet pasi një bombë e lëshuar nga një dron, i bie pak centimetra larg.
Mrekullisht ushtari shpëton pas shpërthimit. Shumica e pjesëve i fluturojnë mbi kokë, por nga zhurma duhet të ketë mbetur të paktën pjesërisht i shurdhët.
Sipas llogarisë që postoi videon në Telegram thuhet se droni që lëshoi bombën përdoret nga një brigadë e ushtrisë ukrainase, që vepron në zonën e Luhanskut. (A2 Televizion)