Një ditë e shënuar për Italinë, hiqen maskat, i gjithë vendi bëhet i bardhë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 07:33 | Bota
Një ditë e shënuar për Italinë, hiqen maskat, i

Italia, një ndër vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit shënon, këtë të hënë, një ditë shumë të rëndësishme në luftën ndaj këtij armiku të padukshëm.

Tashmë, me një situatë të përmirësuar ndjeshëm, autoritetet kanë vendosur të lehtësojnë disa nga masat që shoqëruan këtë pandemi gjatë gjithë kohës.

Kështu, nga e hëna hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e hapura për të gjithë qytetarët, përveçse në ato raste kur grumbullimet janë në përmasa të mëdha.

Italia, prej 28 qershorit ka vetëm një ngjyrë, e bardhë.

Sipas autoriteteve, në rast se një zonë do të ketë përkeqësim të situatës dhe kthehet e verdhë, atëherë përdorimi i maskës rikthehet në fuqi.

Megjithatë, barriera mbrojtëse do të mbahet në lokale, qendrat tregtare, transportin publik, muze, kinema e disa ambiente të tjera të mbyllura, ku zhvillohen aktivitetet me shumë njerëz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos