Dy aligatorë u filmuan në një përballje force që, sipas dëshmitarëve, zgjati për plot 2 orë, në një fushë golfi në Karolinën e Jugut.
Lojtarët e befasuar dhe të trembur lanë lojën, por nuk harruan të nxirrnin telefonat për të filmuar betejën. Matthew Proffitt e postoi videon në rrjetet sociale, ku tërhoqi vëmendje të madhe. “Ato qëndronin pa lëvizur për disa minuta e më pas rifillonte gjithçka”, tha Proffitt për median lokale KCPQ.
Aligatorët shfaqen shumë në zonë, por Profitt tha se nuk kishte parë kurrë më parë në fushën e golfit. Megjithatë, drejtuesit e saj postuan një paralajmërim në Facebook për vizitorët, që të tregonin kujdes për të shmangur rrezikun. (A2 Televizion)