
Me makinë të vjedhur, duke i ikur me shpejtësi policisë në autostradë dhe në mes të qytetit. Nuk është skenë nga një film aksion, por një pamje nga rrugët e Los Anxhelosit kapur në kamera me helikopter.
Policia bëri të ditur se i dyshuari po ecte me më shumë se 210 km/h të martën. Pasi doli nga autostrada u fut në rrugë qyteti, ku për një moment shmangu tragjedinë, pasi ishte duke përplasur një grua që po shtynte karrocën me fëmijën e saj brenda.
Ndjekja përfundoi pasi personi doli nga makina ndërsa ishte ende në lëvizje dhe në përpjekje për t’u futur në oborrin e një shtëpie, u arrestua nga efektivët e policisë. (A2 Televizion)