Pushimet buzë detit mund të duken një kujtim i largët në këtë kohë pandemie, por në lagjen Gangnam të Sulit, oqeani ka mbërritur në qytet.
Një dallgë gjigante u shfaq në një fasadë LED në një godinë, ku duket se uji do të derdhet në rrugë, por në fakt përplaset me fasadën. Edhe pse është thjesht një video, që shfaqet për një minutë rresht në çdo orë, tabela gjigante shndërrohet kështu në një “vaskë”.
Për të realizuar projektin “Dallga” janë dashur katër muaj. Por në rrjetet sociale njerëzit janë ndarë nëse efekti i saj është çlodhës, apo stresues. Dikush e quajti si pamja e brendshme e një makine larëse, ndërsa një tjetër si një det i vetëkarantinuar.
Ekrani gjigant, me përmasa 80x20 metra, është tepër i preferuar nga kompanitë për të reklamuar produktet e tyre, por së fundmi është përdorur për disa instalacione artistike, për klientë si Samsung apo LG. (A2 Televizion)