Rëra mbulon detin në Australi

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 12:11 | Kapur në kamera
Rëra mbulon detin në Australi

Stuhia e rërës mbulon detin. Pamjet dramatike, të filmuara nga regjisori australian Chris Lewis, tregojnë se si qielli bëhet tërësisht i kuq nga era e fortë që përshkoi plazhin në qytetin Geraldton në Australinë perëndimore të dielën.

Rreth 50 mijë persona mbetën pa energji elektrike të hënën në atë zonë, për shkak të stuhisë, një mbetje e ciklonit Manga, që goditi gjithë pjesën jugore të vendit.

Moti i tërbuar rrëzoi pemë të shumta dhe sipas autoriteteve era arriti në shpejtësi deri në 132 km/h, më e larta në 15 vitet e fundit. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CAm2PiWgR1S/

A2 CNN Livestream

Latest Videos