Një familje në vrap sepse nuk donte të paguante faturën e pubit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2022, 22:16 | Bota

Pronarja e një pubi në Britaninë e Madhe është vënë në kërkim të një familje me 6 anëtarë, e cila ‘u arratis’ nga dera e pasme e lokalit pasi nuk donte të paguante faturën 270 paundëshe që kishte konsumuar.

Emma Lee, e cila drejton pubin “The Sutton Arms” në Faceby, North Yorkshire ka ndarë në rrjetet sociale video e kamerave të sigurisë ku shfaqet familja që largohet fshehurazi dhe me shpejtësi nga pjesa e pasme e lokalit të saj.

Ajo kërkon ndihmën e të tjerëve për identifikimin e tyre pasi shprehet se qyteti është i vogël dhe të gjithë njihen. Sipas saj, familja kishte marrë biftekë, arragostë e shumë birra dhe nuk e kuptonte motivin e sjelljes së tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos