Trajneri i Rumanisë, Mirel Rădoi, publikoi listën e futbollistëve që do të grumbullojë për ndeshjet eliminatore ndaj Islandës dhe Lihtenshtajnit aty ku bie në sy futbollisti Enes Sali, i cili është vetëm 15 vjeç.
Edhe pse në këtë moshë, Sali ka luajtur në 7 takime në ligën e parë të Rumanisë me skuadrën e Farul Constanta, skuadër me të cilën ka shënuar edhe golin e tij të parë në karrierë si profesionist.
Ai u bë futbollisti më i ri që ka shënuar në ligën e parë të Rumanisë. Sali ka lindur në Kanada, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit të moshave të Barçës. (A2 Televizion)