All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Blatter akuzohet se i ka dhënë 2 milionë dollarë Platinisë, paditen të dy për mashtrim

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 17:09 | Futboll
Blatter akuzohet se i ka dhënë 2 milionë dollarë
All - Paragraf - 1

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, janë paditur për organizimin e paligjshëm të një pagese prej 2 milionë frangash zvicerane, rreth 2,19 milionë dollarësh. Akuzat janë ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës.

Prokurorët thanë se 85-vjeçari Blatter ka kaluar në llogari të Platini shumën në fjalë, nga llogaritë e FIFA-s, në vitin 2011. Hetimi për këtë çështje është hapur që në 2015-n pas një sërë skandalesh që përfshinë organizatën ndërkombëtare të futbollit. Pas hetimeve të dy dhanë dorëheqjen nga postet.

All - Paragraf - 3

Prokuroria tha se ndaj Blatter dhe Platini janë ngritur akuza për mashtrim, përvetësim të paligjshëm të fondeve dhe falsifikim dokumentesh. Të dy hedhin poshtë akuzat dhe thonë se pagesa është e ligjshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos