Juventusi, fitore bindëse ndaj Sampit, i afrohet kreut

Nga A2 CNN
30 Janar 2021, 20:45 | Futboll
Juventusi, fitore bindëse ndaj Sampit, i afrohet kreut

Juventusi fitoi me rezultatin 2-0 në transfertën e vështirë me Sampdoriën, duke i shpallur tashmë sfidë direkte për titull kryesuesve të Milanit.

Kampionët në fuqi kaluan në avantazh në minutën e 20 me anë të Federico Chiesa, pas një aksioni të bukur të Morata, dhe administruan mirë rezultatin, edhe pse Chiellini dhe portieri Szczesny në pjesën e dytë ishin protagonistë të dy ndërhyrjeve vendimtare.

Me tri pikët e sotme, Juventusi me 39 pikë mbetet në vend të tretë, por i afrohet dyshes milaneze që kryeson Serie A, ku Milani fitoi në Bolonja me rezultatin 2-1 dhe ndodhet në kuotën e 46 pikëve, ndërkohë që Interi do të përballet me Beneventon, dhe ndodhet me 41 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos